Marotta konfirmon largimin e yllit të madh nga Juventus

Futboll

Marotta konfirmon largimin e yllit të madh nga Juventus

Më: 15 maj 2018 Në ora: 07:02
Giuseppe Marotta

Gianluigi Buffon pritet të pensionohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se Gianluigi Buffon pritet të pensionohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Marotta ka thënë se Buffon do të jetë vështirë të zëvendësohet te “Bianconerët”.

“Duhet të kënaqemi me të kaluarën dhe të tashmen e një kampioni. Një kampion është i tillë kur në momentin e largimit lë diçka të pashlyeshme nga këndvështrimi profesional dhe njerëzor”, u shpreh ai.

“Lider i vetes dhe i ekipit, do të jetë e vështirë ta gjejmë një zëvendësues, sidomos për mënyrën si përfaqëson vlera pozitive”, theksoi Marotta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat