Unitedi ka gati ofertën për Bale, përfshinë edhe Martialin

Futboll

Unitedi ka gati ofertën për Bale, përfshinë edhe Martialin

Më: 14 maj 2018 Në ora: 23:45
Martial pritet të përfshihet në ofertë (Getty Images)

Manchester United ka bërë gati ofertën që do t’ia bëjë Real Madridit për yllin uellsian, Gareth Bale.            

Djajtë e Kuq kanë përfunduar në vendin e dytë në Ligën Premier dhe janë në finale të Kupës FA, ku do të takohen me Chelsean.

Megjithatë, dështimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e Djajve të Kuq të mendojnë përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror.

Emri i yllit të Real Madridit, Bale, është njëri nga më të kërkuarit e skuadrës nga Old Trafford.

Sipas mediumeve spanjolle, Unitedi ka bërë gati ofertën që do ta bëjë në drejtim të Mbretërve për sulmuesin e tyre anësor.

Mediumi Don Balon raporton se klubi i madha anglez ka përgatitur 60 milionë euro dhe plus një lojtar për shërbimet e Bale.

Bale ka gjetur vështirësi të luaj këtë sezon nën drejtimin e Zinedine Zidanes dhe thuhet se ka kërkuar një largim nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Djajtë e Kuq besojnë se me ofrimin e Anthony Martial në marrëveshje do të ndihmojë në uljen e çmimit të kërkuar nga Reali prej 100 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat