Kroacia publikon listën paraprake për Kupën e Botës

Futboll

Kroacia publikon listën paraprake për Kupën e Botës

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:27
?Kroacia

Trajneri i kombëtares kroate ka ftuar 34 futbollistë për t’i provuar në prag të Kupës së Botës.

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati final i publikimit të listës paraprake të lojtarëve që do të grumbullohen për të qenë të gatshëm për në Botëror, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka zbuluar listën në të cilën janë të ftuar 34 futbollistë.

Nuk ka ndonjë befasi në këtë listë, ku dominojnë futbollistë nga Serie A, në të cilën luajnë 7 lojtarë nga të ftuarit.

Kujtojmë që nga kjo listë paraprake, në fund trajneri kroat do të duhet të zgjedhë vetëm 23 futbollistë, të cilët do t’i marrë me vete në Rusi.

Portierë (4): Danijel Subasic (Monaco/FRA), Lovre Kalinic (Gent/BEL), Dominik Livakovic (Dinamo Zagreb), Karlo Letica (Hajduk Split).

Mbrojtës (12): Vedran Corluka (Lokomotiv Moska/RUS), Domagoj Vida (Besiktas/TUR), Ivan Strinic (Sampdoria/ITA), Dejan Lovren (Liverpool/ENG), Sime Vrsaljko (Atletico Madrid/ESP), Josip Pivaric (Dinamo Kiev/UKR), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen/GER), Matej Mitrovic (Club Brugges/BEL), Borna Barisic (Osijek), Zoran Nizic (Hajduk Split), Duje Caleta-Car (Red Bull Salzburg/AUT), Borna Sosa (Dinamo Zagreb).

Mesfushorë (8): Luka Modric (Real Madrid/ESP), Ivan Rakitic (Barcellona/ESP), Mateo Kovacic (Real Madrid/ESP), Milan Badelj (Fiorentina/ITA), Marcelo Brozovic (Inter/ITA), Marko Rog (Napoli/ITA), Mario Pasalic (Spartak Mosca/RUS), Filip Bradaric (Rijeka).

Sulmues (8): Mario Mandzukic (Juventus/ITA), Ivan Perisic (Inter/ITA), Nikola Kalinic (Milan/ITA), Andrej Kramaric (Hoffenheim/GER), Marko Pjaca (Schalke 04/GER), Ante Rebic (Eintracht Frankfurt/GER), Duje Cop (Standard Lieges/BEL), Ivan Santini (Caen/FRA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat