Lista paraprake e Argjentinës për Kampionatin Botëror

Futboll

Lista paraprake e Argjentinës për Kampionatin Botëror

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:40
Lista paraprake e Argjentinës për Kampionatin Botëror

Argjentina ka publikuar listën paraprake për Kupën e Botës, në të cilën përfshihen 35 emra. Skuadra e Jorge Sampaoli është pjesë e Grupit D, bashkë me Nigerinë, Kroacine dhe Islandën.

Të gjithë emrat e mëdhenj janë përfshirë në listën e gjatë, duke përfshirë Mauro Icardi, Angel Di María, Gonzalo Higuain dhe Lionel Messi.

Edhe Sergio Aguero është përfshirë në këtë listë, pavarëisht dëmtimit të pësuar në gju në javët e fundit. I vetmi që mund të ndihet i zhgënjyer nga përjashtim është Javier Pastore, i cili ka luajtur në fazën kualifikuese.

Edhe Javier Mascherano do t’i bashkohu kombëtares, pavarësisht se i tha lamtumirë futbollit europian verën e kaluar për t’u transferuar në Kinë.

Lista zyrtare e Botërorit, ajo me 23 lojtarë, duhet të publikohet para 4 qershorit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat