Tuchel në krye të parisienëve

Futboll

Tuchel në krye të parisienëve

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:03
Tuchel

PSG ka konfirmuar se Thomas Tuchel është trajner i ri i klubit. Ish-traneri i Dortmundit do të zëvendësojë Unai Emery në bankën e gjigantëve francezë. “Jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem një klubi kaq të madh si Paris Saint-Germain”, ishin fjalët e para të trajnerit. “Po pres me padurim të punojë me këta lojtarë të mëdhenj, të cilët janë ndër më të mirët e planetit. Bashkë me stafin tim, do të bëjmë çmos për të ndihmuar klubin të arrijë nivelet më të larta ndërkombëtare. Parisi ka një potencial të madh dhe kjo është sfida më e madhe e karrierës sime”, tha Tuchel. Ai prej fundit të sezonit 2016/17 ishte i papunë dhe do t’i japë fund regjimit dyvjeçar të Emery në ‘Parc des Princes’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat