Osmani: E nisëm ashtu si deshëm

Futboll

Osmani: E nisëm ashtu si deshëm

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:42
Qatip Osmani

Kampioni i ri Shkëndija nga Tetova triumfoi me rezultat 3:1 kundër Skopjes, në ndeshjen e javës së 34-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Triumfi i 27-të sezonal ka lënë të kënaqur trajnerin Qatip Osmani.

Ai ka brengën e tij dhe të ekipit për numrin e vogël të shikuesve që gjenden në tribuna në ndeshjet e fundit. “Ndeshjen e nisëm ashtu si deshëm me gol në fazën e hershme, pastaj humbëm disa raste dhe pranuam gol.

Deri në fund të pjesës së parë futbollistët nuk gjetën ritmin e duhur dhe depërtimin ka goli i kundërshtarit. U përmirësuam në pjesën e dytë dhe shënuam edhe dy gola, duke qëndruar në kuotën e tre golave për ndeshje”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat