Milani e vë në shitje Andre Silvan

Futboll

Milani e vë në shitje Andre Silvan

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:08
Andre Silvan

Rossonerët duhet të shesin lojtarë për të bërë përforcime të reja. Milani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm ende pa u mbyllur ky edicion.

Me shumë mundësi do të jetë Andre Silva ai i cili do të sakrifikohet nga Milani në verë për të bërë blerje.

Sulmuesi portugez ka qenë një blerje e dështuar nga Rossonerët, pasi ka realizuar vetëm dy gola në Serie A edhe pse për të janë shpenzuar 38 milionë euro.

Për 22-vjeçarin ka skuadra të interesuara në Angli. Ekipi i kthyer në Premier Ligë, Wolverhampton Wolves synon të bëjë një blerje të madhe këtë verë dhe përmes agjentit të lojtarit, Jorge Mendes po bisedojnë për këtë operacion.

Oferta për Milanin është 35 milionë euro dhe përfshirja e disa bonuseve të tjera mund ta mbyllë me sukses transferimin e Silvas në Premier Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat