Manchester Utd shifër rekorde për shqiptarin

Futboll

Manchester Utd shifër rekorde për shqiptarin

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:43
Elseid Hysa

Manchester United është gati të paguajë klauzolën 49 milionë euro që Elseid Hysaj ka në kontratën e tij me Napoli-n. Blerja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare është kthyer në një përparësi për trajnerin Jose Mourinho në merkaton e verës.

Duke parë se Matteo Darmian do të transferohet tek Juventus, “Djajtë e Kuq” e kanë të domosdoshme të sigurojnë një mbrojtës të djathtë. 24-vjeçari Hysaj është konfirmuar si një nga më të mirët në pozicionin e tij, ne vitet e fundit dhe ka zhvilluar një tjetër sezon shumë të mirë këtë vit.

Trajneri i Napoli-t, Maurizio Sarri, ka qenë i pakënaqur me presidentin De Laurentiis për shkak të shumës së ulët të përfshirë në klauzolën e mbrojtësit shqiptar. Duke parë çmimet që qarkullojnë në treg, marrja e një lojtari si Hysaj për 49 milionë euro do të konsiderohej një “vjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat