Ederson rinovon për 7 vite me Manchester City-in

Futboll

Ederson rinovon për 7 vite me Manchester City-in

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:06
Ederson rinovon për 7 vite me Manchester City-in

Braziliani Ederson do të jetë një prej lojtarëve të Manchester City-it për 7 vitet e ardhshme. Lajmin e konfirmon klubi i saposhpallur kampion i Anglisë. Gardiani 24-vjeçar, i cili u rreshtua në rradhët e Manchester City-it verën e shkuar me një kontratë 6-vjeçare, ka firmosur rinovimn e kontratës duke e shtyrë atë edhe me dy vite të tjerë, çka parashikon qëndrimin  e tij në Etihad Stadium deri në vitin 2025. Që nga mbërritja e tij nga Benfica sezonin e shkuar për shifrën e 35 milionë paundëve, portieri Ederson ka dhuruar performanca impresionuese që kanë goditur drejtuesit e klubit anglez.

“Jam shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës, kjo nënkupton që klubi është i kënaqur me punën  time dhe që besojnë tek unë, ndaj shpresoj që të përmbush të gjitha pritshmëritë që kanë ndaj meje”.

Kontributi i Ederson ka qënë domethëns në fitimin e titullit të Premier Leagues, me trajnerin Pep Guardiola që ka arritur të marrë maksimumin nga ai. Kualiteti i brazilainit Ederson është i padiskutueshëm dhe në Angli janë të bindur se ai është drejt rrugës së duhur për t’u bërë gardiani më i mirë në Botë. Pas suksesit në Premier League, tashmë objektivi i rradhës për të është suksesi me kombëtaren braziliane në Kupën e Botës 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat