Shqiptari flet për dy golat bombardues kundër Barcelonës

Futboll

Shqiptari flet për dy golat bombardues kundër Barcelonës

Nga: K.G. Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:15
Enis Bardhi

Enis Bardhi dëshmoi klasin e lart të tij sidomos me golin që ka realizuar në minutën e 46-të nga rreth 17 metra, duke lënë të shtangur portierin ter Stegen. Dy golat e Bardhit janë edhe vendimtare për fitoren e Levantes me rezultat 5:4 kundër kampionit të ri të Spanjës, Barcelonës. Bardhi flet për dy gola bombardues kundër Barcelonës, që deri të dielën në mbrëmje ka qenë e pamposhtur.  “Levante është skuadër fantastike. Mund të fitojmë secilën skuadër dhe këtë e dëshmuam. Gjithmonë kam ëndërruar që ti shënoj gol Barcelonës së madhe dhe këtë e arrita. Më parë diç na mungonte dhe tani e kemi atë, vetëbesimin. Shkak për fitoren është grupi fantastik”, ka thënë Bardhi, i cili gjatë këtij edicioni ka shënuar gjithsej 9 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat