Durmishi çartet: Agimi, pa pikë marre e lufton Prishtinën

Futboll

Durmishi çartet: Agimi, pa pikë marre e lufton Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:04
Avni Durmishi

Zëdhënësi i klubit të futbollit Prishtina, Avni Durmishi, godet keq nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. FFK nuk jep leje që ndeshja e javës së fundit mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, të luhet në stadiumin e Qytetit në Prishtinë. Kjo ndeshje është sikurse finale, pasi që përcaktohet edhe titulli i kampionit, por FFK-ja siç merret vesh konsideron se fusha e rinovuar ende nuk është e gatshme për zhvillimin e ndeshjeve kampionale.  “1. Njani emër në FFK, Agim Ademi, që e ka bankrotu klubin e vetë dhe tash është ra edhe në Ligën e 2 (Kategoria e 3) dhe e përfaqëson Rajonin e Prishtinës, si nënkryetar i FFK-së, pa pikë marre e lufton Prishtinën, e kryeqytetin dhe krejt çfarë mendon ai njeri o për xhepin e vet.

2. Nëse stadiumi s’paska rrymë, e që nuk është e vërtet, krejt adhuruesit e Prishtinës, klubi vetë, krejt agregatët çka i kena nëpër shtëpia i çojnë veç me pas rrymë për ndeshjen që vyen pak rrymë sa për një kompjuter për shtypjen e protokolleve.

3. Stadiumi i Prishtinës që 13 vjet e ka bunarin me të cilin është ujitë fusha, pa ja lanë mundësinë ujësjellësit.

4. Ja u kallxojna edhe emrat tjerë kundërshtues, armiq të futbollit që ndeshjen kryesore prej vitit 1991 tentojnë me pengu me u zhvillu në kryeqendër.

Dhe...nuk keni me ia dal, i keni Plisat edhe krejt qytetin përmbi krye”, shkruan Durmishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat