Nuhiu me oferta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Futboll

Nuhiu me oferta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:41
Nuhiu

Pushimi i Ardian Nuhiut me shumë gjasa do të jetë i shkurtër. Pas ndarjes me FC Shkupin këtë pranverë, ish-futbollisti i trofeshëm për momentin është i lirë, por kjo si duket nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. Puna e mirë e bërë me FC Shkupin ka bërë që skuadra të ndryshme të shfaqin interes për trajnerin shkupjan, Ardian Nuhiun.

Sipas burimeve, ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë të interesuara që të angazhojnë trajnerin shkupjan. Një skuadër e rëndësishme nga Superligës së Kosovës në futboll, duket e bindur për t’i besuar pankinën Ardian Nuhiut dhe pritet bisedimet të intensifikohen menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual. Në të njëjtën ‘vijë’ shkon edhe interesi nga Shqipëria, me ekipe elitare që planifikojnë ndryshime në stafin teknik për sezonin aktual dhe pikërisht emrin e Nuhiut e kanë si alternativë serioze.

Ndërkohë një ekip nga Maqedonia, që kërkon të mbahet për momentin në fshehtësi gjithashtu insiston që sezonin e ri të drejtohet nga Nuhiu, që me sa duket nuk do ta ketë problem gjetjen e ekipit të radhës në karrierën e tij si trajner, pas debutimit të suksesshëm me FC Shkupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat