Tragjedi në futbollin kroat!

Futboll

Tragjedi në futbollin kroat!

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Futbollin kroat këtë fundjavë e ka goditur një tragjedi e re. Në ndeshjen e Ligave të ulëta të këtij vendi gjegjësisht në përballjen Nafta Kozarica - Naprijed Krapje, që u zhvillua në afërsi të Novskës, një futbollist ka ndërruar jetë në fushën e lojës. Pasi skuadra e tij kishte shënuar gol futbollisti 33 – vjeçar ishte shtrirë në fushë. Në ndihmë i kishin dalë shokët dhe referi, ndërsa 20 minuta më vonë kishte arritur edhe ndihma e shpejtë por këta të fundit vetëm kishin vërtetuar se futbollisti ka ndërruar jetë. Kjo është tragjedia e dytë e cila po godet futbollin kroat. Para dy muajsh në ndeshjen Marsonia – Sllavonia në fushën e lojës ndërroi jetë një futbollist tjetër. Në fakt, asnjë medium kroat nuk e ka përmendur emrin e futbollistit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat