Dybala dhe Higuain pranë largimit

Futboll

Dybala dhe Higuain pranë largimit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:54
Higuain dhe Dybala

Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat, po ashtu edhe ofertat nga klune të të tjera. E për rastin e dyshes sulmuese të Juventus, Dybala dhe Higuain, nuk ka pasur përjashtim.

Para pak ditësh, dy argjentinasit që i dhuruan titullin e 7-të radhazi Juves, dolën në shitje nga zërat e merkatos, por ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjve Giuseppe Marotta, i cili ka sqaruar edhe situatën e dy sulmuesve.

“A do të qëndrojnë me 100% edhe për sezonin e ardhshëm? Juventusi nuk është mësuar të shesë lojtarë, e bën një gjë të të tillë vetëm nëse e kërkojnë vetë ata. E deri më sot nga Higuain dhe Dybala nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë”, ka deklaruar Marotta për mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat