Vazquez tregon të ardhmen e tij

Futboll

Vazquez tregon të ardhmen e tij

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:07
Lucas Vazquez

Lojtarët Real Madridit kanë mësuar se Lucas Vazquez pret të bashkohet me Manchester United këtë verë.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Vazquez i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij në zhveshtore se pritet të largohet gjatë verës nga Santiago Bernabeu.

Ky medium raporton gjithashtu se mesfushori spanjoll u ka treguar edhe destinacionin e ri bashkëlojtarëve të tij.

Pretendohet se ai u tha shokëve të skuadrës se “Do të shkoj në United” – një zbulim që habiti tej mase Cristiano Ronaldon.

Jose Mourinho thuhet se është një tifoz i madh i spanjollit dhe ai e di se mund ta fitojë atë duke i ofruar atij vendin e titullarit te Unitedi.

Vazquez, 26-vjeç, konsiderohet pjesë e planit B të Zinedine Zidanes dhe ai ka luftuar për të gozhduar një vend titullari në skuadër.

Spanjolli mund të krahasohet me Ivan Perisic, i cili ishte i ndjekur nga Mourinho një vit më parë, pasi të dy janë anësor tipik.

Për Vazquezin interesim kanë shprehur edhe gjigantët tjerë anglez, Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat