Allegri: Lagohem vetëm nëse më largojnë

Futboll

Allegri: Lagohem vetëm nëse më largojnë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:07
Allegri

Në Torino, festa mund të vazhdojë.

Është siguruar tashmë titulli i shtatë radhazi për Juventusin. Bardhezinjtë e Allegrit futen në rekordet e futbollit italian për titujt e njëpasnjëshëm, një demonstrim i qartë force dhe një cikël, që nuk duket se do të ndalet.

Një nga arkitektët e trumfit të Juventusit është pa dyshim Massimiliano Allegri, i cili ka vulosur edhe një tjetër sukses në krye të “Zonjës së Vjertër”. Duke folur në një konferencë për shtyp, pas ndeshjes në Romë, trajneri nga Livorno ka cekur edhe të ardhmen e tij, me shaka:

“Nëse drejtuesit nuk më dërgojë larg, në qëndroj te Juventusi edhe vitin e ardhshëm”. Tani për tani, çdo diskurs, që nuk ka të bëjë me të tashmen, mund të presë: “Prioritet është festimi, pastaj do të ulemi me qartësi për të folur mbi sezonin e ardhshëm, kur të gjithë do të fillojnë nga zero pikë. Gjëja e rëndësishme është të kemi stimujt e duhur. Ne jemi ende sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë. Tifozët duan trofe dhe unë jam këtu pikërisht për këtë gjë”.

Trapattoni, Lippi dhe Capello, janë emrat, me të cilët mund të afrohet edhe Allegri: “Ata janë të gjithë teknikë të mëdhenj, që kanë fituar shumë. Jam rritur me një trajner, që fitoi vetëm kampionatin në Seria B, por më dha shumë”.

Dy momentet e vështira të sezonit? Allegri kujtohet, pastaj shprehet: “Kundër Napolit, në ndeshjen e parë, ku ne mund të përfundonim në -7 pikë. Më pas, djemtë ishin mjaft mirë. Më mbetet vetëm t’i përgëzoj lojtarët dhe veçanërisht legjendarin Buffon. Unë nuk e di nëse është sezoni i tij i fundit, pasi kjo do të vendoset vetëm prej tij”.

Tani, pak relaksim në “tosksanën” e tij: “Dua të shkoj në det, sepse atje më kthehet i plotë zëri, ndërsa era i heq të gjitha ato gjëra, që më kanë bërë të stresohem gjatë gjithë këtij sezoni”, përfunodi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat