Shpend Ahmeti ndërmerr një hap të rëndësishëm për zhvillimin e ndeshjes Prishtina-Drita në kryeqytet

Futboll

Shpend Ahmeti ndërmerr një hap të rëndësishëm për zhvillimin e ndeshjes Prishtina-Drita në kryeqytet

Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:43
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po kërkon me ngulm që ndeshja e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës të zhvillohet në Prishtinë.

Për ndeshjen e cila do ta vendosë kampionin e ri të Kosovës në futboll, Ahmeti i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit.

“Edhe zyrtarisht e dërguam kërkesen në Ministri e Federatë që loja e fundit Prishtina Drita të luhet në Stadiumin tonë të qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti sot në rrjetin social Twitter.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet të dielën, por ende nuk dihet nëse do të zhvillohet në Prishtinë apo në Pejë – aty ku i ka zhvilluar ndeshjes si vendase skuadra nga kryeqyteti – në mungesë të stadiumit të saj në Prishtinë, i cili është duke u renovuar.

Stadiumi i Qytetit në Prishtinë ka më shumë se dy vite që ka filluar të renovohet, por ende nuk kanë përfunduar plotësisht punimet.

Pas kërkesës së dorëzuar sot nga Ahmeti, gjithçka mbetet në duart e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila pritet të marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen që konsiderohet si “finalja” e Superligës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat