Abbiati: Donnarumma është hutuar nga zërat e merkatos

Futboll

Abbiati: Donnarumma është hutuar nga zërat e merkatos

Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:26
Christian Abbiati dhe Donnarumma

Christian Abbiati, menaxheri i skuadrës së Milan, ka folur menjëherë pas barazimit ndaj Atalanta:

“Më vjen keq që nuk fituam një ndeshje që e kryesuam deri në minutën e 90-të, megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë. Jemi në Europa League. Skuadra reagoi pas finales së humbur ndaj Juventus,"tha Abbiati.

Ish-portieri goli edhe për Donnarumma, i cili ka qenë në qendër të kritikës pas paraqitjes në Kupën e Italisë: “Ka punuar mirë gjithë këto ditë dhe e ka marrë veten. Pas gabimit të parë e humbi kontrollin. Eshtë i hutuar edhe nga zërat e merkatos, por nuk ka humbur besimin tonë. Pas ndeshjes, si unë ashtu edhe Gattuso i folëm dhe i dhamë zemër," përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat