Çerkini: Ferizaj e ka presionin!

Futboll

Çerkini: Ferizaj e ka presionin!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:21
Dardan Çerkini

Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës, si Ferizaj dhe Vushtrria, me padurim presin ndeshjet e barazhit, me synim që të rikthehen në elitën e futbollit.  Vushtrria është në vend të tretë me 60 pikë dhe Ferizaj në atë të katërtën me 51 sosh, kurse Ballkani nga Theranda dhe KEK-u kanë siguruar hyrjen në elitë.

Mbrojtësi i Ferizajt, Dardan Çerkini, ka thënë se pozita e katërt nuk është reale sepse sipas tij, kanë merituar edhe më shumë. “Mendoj se për ekipin e Ferizajt vendi i katërt nuk ka qenë real, por ndodhi, kështu që përmes barazhit kërkojmë Superligën”, tha Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”. Barazhi është sikurse finale, a është Ferizaj në presion?

“Mendoj që kemi presion, duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me kundërshtarë të rangut më të lartë. Besoj që kushdo që të jetë në barazh, ka përparësi”, tha futbollisti.  Çerkini tregon se sa është vështirë të luhet në Ligën e Parë. “Si në Superligë po ashtu edhe në Ligën e Parë, mendoj që jemi vetëdijesuar sa i përket ndeshjeve vendas apo mysafir. Vështirësitë janë vetëm infrastruktura”, thotë Çerkini.  Ferizaj pretendon elitën, ndërsa Çerkini tha se skuadra së tij i duhet një mobilizim edhe më i madh në të gjitha aspektet.

Superliga e Kosovës

Liria-Prishtina     0:1

Drita-Trepça ’89 3:1

Llapi-Flamurtari  3:1

Gjlani-Drenica     1:1

Feronikeli-Vëllaznimi   1:1

Vllaznia-Besa       1:4

Tabela

1. Drita       32     18     12     2       66

2. Prishtina          32     18     9       5       63

3. Llapi       32     15     6       11     51

4. Trepça ‘89       32     13     11     8       50

5. Liria        32     13     8       11     47

6. Drenica  32     13     8       11     47

7. Feronikeli        32     9       18     5       45

8. Gjilani    32     10     15     7       45

9. Vëllaznimi       32     10     13     9       43

10. Flamurtari     32     6       7       19     25

11. Besa     32     6       4       22     22

12. Vllaznia         32     3       5       24     14    

Në javën e fundit, do të takohen: Trepça '89-Vllaznia, Besa-Llapi, Flamurtari-Feronikeli, Vëllaznimi-Gjilani, Drenica-Liria dhe Prishtina-Drita.

Liga e Parë

Dukagjini – Rahoveci 3:3

Vushtrria – Ballkani 0:0

Trepça – Hajvalia 4:0

Fushë Kosova – KEK-u 1:2

Vitia – Kika 0:1

Ferizaj – Onix Banja 0:0

Ramiz Sadiku – Bashkimi 2:2

2 Korriku – Kosova 3:0

Tabela

1. KEK-u     29     19     8       2       65

2 Ballkani   29     19     7       3       64

3. Vushtrria         29     16     12     1       60

4. Ferizaj    29     14     9       6       51

5. Onix       29     13     6       10     45

6. Fushë Kosova 29     12     8       9       44

7. Bashkimi (K)    29     10     7       12     37

8. 2 Korriku         29     10     6       13     36

9. Ramiz Sadiku  29     9       9       11     36

10. Vitia     29     9       8       12     35

11. Trepça 29     10     5       14     35

12. Dukagjini      29     9       7       13     34

13. Kika      29     9       6       14     33

14. Rahoveci       29     8       7       14     31

15. Hajvalia         29     8       2       19     26

16. Kosova (P)     29     2       3       24     9

Në javën e fundit do të takohen: Bashkimi-Ferizaj, Onix-Dukagjini, Kosova (P)-Vushtrria, Ballkani-Trepça, Hajvalia-Vitia, Kika-Fushë Kosova, KEK-u-Ramiz Sadiku dhe Rahoveci-2 Korriku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat