Shkëndija pa telashe, Shkupi fiton derbin shqiptar

Futboll

Shkëndija pa telashe, Shkupi fiton derbin shqiptar

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:52
Radeski

Shkëndija nga Tetova vazhdon me lojëra të mira, e cila si vendas e mundi me 3:1 “Skopjen”, në ndeshjen e javës së 34-të të Kampionatit të Maqedonisë. Protagonistët të fitores së Shkëndijes janë: Marjan Radeksi (2'), Izair Emini (48') e Armend Alimi (88'). Benjamin Demiri (13') shënoi për mysafirët, por nuk mjaftoi goli i tij për rezultat të favorshëm. Shkupi fitoi derbin shqiptar me rezultat 3:0 ndaj Renovës nga Xhepçishti i Tetovës. Stojkoski (31'), Ilijoski (86') e Adem (89) realizuan për fitoren bindëse të shkupjanëve.

Liga e Maqedonisë

Shkëndija-Skopje 3:1

Pobeda-Sileksi 1:0

A. Pandev-Rabotniçki      0:1

Shkupi-Renova         3:0

Vardari-Pelisteri       2:3

Tabela

1. Shkëndija     34     27     4       3       85

2. Vardari                    34     15     8       11     53

3. Rabotniçki   34     13     9       12     48

4. Sileksi  34     12     10     12     46

5. Shkupi 34     11     12     11     45

6. A. Pandev     34     10     12     12     42

7. Renova         34     10     11     13     41

8. Pobeda         34     9       8       17     35

9. Pelisteri        34     8       10     16     34

10. Skopje      34     6       14     14     32

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat