Mohamed Salah – Këpuca e Artë e Premier Ligës

Futboll

Mohamed Salah – Këpuca e Artë e Premier Ligës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:49
Mohamed Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka mbyllur sezonin në Premier Ligë si golashënuesi më i mirë.

Egjiptiani në 38 xhiro të sezonit 2017-18, arriti të realizojë 32 gola duke thyer edhe rekordin për më së shumti gola në një sezon në Premier Ligë.

Ai në këtë garë la prapa Harry Kanen e Tottenhamit që shënoi 30 herë, ndërsa i treti ishte Sergio Aguero me 21 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat