Paçarada me ekipin e tij dalin të pamposhtur!

Futboll

Paçarada me ekipin e tij dalin të pamposhtur!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:35
Leart Paçarada

Sandhausen importoi një pikë nga fusha e Arminia Bielefeld, duke u nda baras (0:0).

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, luajti titullar deri në minutën e 44-të, ndërsa skuadra e tij u kthye me një pikë të madhe, në javën e fundit (34-të) të Bundesliga II. Arminia përfundon në vend të katërt me 48 pikë, katër më shumë se Sandhausen në pozitën e 11-të.

Kampion i Bundesliga II është Fortuna Dyseldorf me 63 pikë, tri më shumë se Nurnbergu në vend të dytë, skuadra këto që ngritën në Bundesliga I, kurse nga liga largohen: Braunschweigu dhe Kaiserslauterni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat