Gjasula asistoi në barazim, Greuther Furth mbetet në ligë

Futboll

Gjasula asistoi në barazim, Greuther Furth mbetet në ligë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:33
Jurgen Gjasula

Shqiptari Jurgen Gjasula gjithsesi se është më i merituari që skuadra e Greuther Furth-it mbetet në Bundesliga II. Heidenheim ndahet baras 1:1 me Greuther Furth-in. Në minutën e 51-të, futbollisti Gjasula pasoi një top deri te Green, i cili nga rreth 20 metra shënoi eurogol për epërsinë e Greuther Furth-it.

Vendasit evituan humbjen në minutën e fundit, kur Skarke nga afërsia me gjuajtje të fortë përtoke mposhti portierin rival, 1:1.  Kjo ishte ndeshja e javës së fundit (34) dhe e shpëtoi Greuther Furth-in në Bundesliga II.

Greuther furth zë pozitën e 15-të me 40 pikë, sa ka edhe AUE në vend të 16-të, por kjo e fundit mbetet në play-aut, ndërsa Heidenheim renditet i 13-të me 42 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat