Crotone ndal Lazion, i jep shpres Interi-t

Futboll

Crotone ndal Lazion, i jep shpres Interi-t

Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:12
Crotone ndal Lazion

Crotone ka barazuar me Lazion në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Serie A

Crotone ka arritur të ndalë Lazion në një barazim spektakolar 2-2, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë dhe ndërkohë duke i dhënë një asist Interit, për të siguruar një vend në Champions, javën e fundit.

Bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh, pas një goli të shënuar nga Senad Luliç me 11-metërsh, por Crotone reagoi duke përmbysur në 2-1 rezultatin. Minuta nga fundi shënoi Milinkoviç-Saviç, duke rikthyer baraspeshën, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në sfidat e tjera, Cagliari, Chievo dhe Udinese, që luftojnë për mbijetesë, arritën të bëjnë detyrën, duke marrë 3 pikët, ndërsa Spal ishte e vetmja që nuk ia doli të fitojë, teksa u mposht 2-1 nga Torino

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat