Trajneri i Sassuolos sulmon Interin

Futboll

Trajneri i Sassuolos sulmon Interin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:22
Giuseppe Iachini

"Duhet të fitojmë me Lazion për të synuar Championsin". Kjo ishte fraza e përmendur gjatë gjihtë javës nga Interi pavarësisht se para Lazios kishin Sassuolon. Trajneri i Sassuolos, Giuseppe Iachini, ka zbuluar se Interi dhe fjalët nëpër disa media kanë motivuar Sassuolon për shkak të mungesës së respektit të treguar ndaj skuadrës së tij.
“Natyrisht se ata na motivuan”. “Kishte mungesë të respektit dhe unë lexova disa gjëra që ishin ofensive. Kush do që ka shkruar ato fjalë, duhet t’i hajë ato, sepse ne jemi profesionistë dhe e marim punën tonë shumë seriozisht”.

“Në futboll ne duhet të ndalim këto gjëra, sepse ne bëjmë punën tonë deri në fund të sezonit. Ne kemi humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit, dukje gjetur besimin dhe baraspeshën. Ne kemi luajtur lojën tonë”.

“Ne kemi punuar shumë për t’u ngjitur në tabelë dhe për të mbajtur statusin tonë në Serie A”, deklario Iachini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat