Balotelli në superformë

Futboll

Balotelli në superformë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:56
Balotelli në superformë

Dy gola dhe 1 asist në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Allianz Riviera me fanellën e Nicës. Mario Balotelli rikthehet ai i ditëve më të mira dhe e ardhmja parashikohet e ndritur për të. 27-vjeçari po ndihmon Nicën në këtë fund sezoni me golat e tij për të siguruar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Tani mbetet vetëm ndeshja e fundit ndaj Lyon-it dhe pastaj lamtumirë Francës. Fillimisht vëmendja do të jetë te kombëtarja italiane me trajnerin e ri Roberto Mancini që e ka në planet e tij Balotellin teksa të dy do të kujtojnë kohët që kanë kaluar tek Interi dhe Manchester City, por tashmë duke përfaqësuer skuadrën e vendit të tyre, pikërisht Italinë. Ndërkohë Balotelli që në këto 2 vite te Nice ka shënuar 10 gola më shumë se ne periudhën 2-vjeçare që ka qenë pjesë e Milanit pritet të jetë një lojtar i lirë në merkaton e kësaj vere pasi i skadon kontrata me Nice. Për Supermarion parashikohet një e ardhme në Gjermani te një emër i madh si Borussia e Dortmundit sëbashku me trajnerin aktual Lucien Favre i cili pritet të marrë drejtimin e verdhezinjëve në përfundim të këtij sezoni. Pas disa muajsh do të mbushë 28-vjeç dhe tashmë është një futbollist shumë më i pjekur, kjo është edhe një nga arsyet që Balotelli nuk përmendet më në media për bëmat e tij jashtë fushe por ato që realizon në fushën e lojës. Pak nga pak po rikthehet Supermario i vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat