Berisha, pengesa e radhës e Milanit

Futboll

Berisha, pengesa e radhës e Milanit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:51
Etrit Berisha

Rrugëtimi i Milanit drejt Europës do të ketë sot një pengesë si Atalanta.

Duhet kapërcyer pikërisht kjo sfidë për të hedhur më shumë dritë mbi fatin që i pret kuqezinjtë në sezonin e ardhshëm.

Etrit Berisha me shokë ka objektiv të njëjtë më miqtë.

Pikërisht shqiptari është një vështirësi shtesë për sulmuesit e Gatuzos, të cilët gjatë sezonit aktual kanë pasur një marrëdhënie të vështirë me portat rivale.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra e drejtuar nga Gasperini nuk ka pësuar humbje dhe një meritë u shkon paraqitjeve të 29-vjeçarit të lindur në Prishtinë.

Shtatë ndeshje pa disfatë, Atalantës i mungon që prej marsit të vitit të kaluar dhe në 14 muaj distancë bergamaskët do të kërkojnë përsëritjen e rekordit të një kampionati më parë. Përballë Berisha do të ketë Kutronen të shoqëruar nga Suso dhe Çalhanoglu, me këtë të fundit që në ndeshjet e fundit ka mposhtur disa homologë të portierit të Kombëtares shqiptare.

Në nëntë transfertat e fundit në kampionat Milani ka mundur gjithmonë të gjejë rrugën e rrjetës, duke mos pësuar humbje në gjashtë nga tetë të fundit. Kjo është një tjetër statistikë, që Berisha së bashku me kolegët e repartit do të mundohet të ndërpresë sot në ora 18.00, ku në stadiumin “Atleti Azzurri” pritet të mos ketë asnjë vend bosh dhe ndonjë flamur shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat