Zyrtare, Roberto Mancini largohet nga Zenit, gati për kombëtaren italiane

Futboll

Zyrtare, Roberto Mancini largohet nga Zenit, gati për kombëtaren italiane

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:21
Roberto Mancini

Prej disa ditësh po përflitet se Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Italisë dhe se brenda kësaj jave do të divorconte nga skuadra ruse e Zenit, me të cilën kishte një kontratë 2-vjeçare. Dhe lajmi zyrtar erdhi pak minuta më parë. Përmes një mesazhi në “Twitter”, skuadra ruse e Zenit Shën Petërburg, ka konfirmuar ndërprerjen e marrëdhënieve me trajnerin italian (hoqi dorë nga 18 milionë euro), që tashmë ka dyert e hapura për të qenë trajneri i ri i kombëtarez “azzurre”.

Klubi rus dhe trajneri italian kanë zgjidhur në mënyrë konsensuale marrëveshjen dhe nga dita e hënë Mancini do të jetë në Itali (sot do të drejtojë për herë të fundit Zenit në kampionatin rus). Me skuadrën e Zenit, “Mancio” qëndroi në stol në 44 ndeshje zyrtare, duke arritur 21 fitore, 1 barazime dhe 10 humbje.

Më datën 20 maj, kur përfundon Seria A, ai pritet të jetë zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, të cilën do të drejtojë në eliminatoret e Europianin 2020. Mancini do të zërë vendin e Ventura, i shkarkuar pas dështimit për të çuar “azzurrët” në Botërorin “Rusi 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat