Icardi bën tifo për Crotone për të shkuar në Champions League

Futboll

Icardi bën tifo për Crotone për të shkuar në Champions League

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:19
Icardi

Humbja ndaj Sassuolo thuajse ka zbehur çdo shans që skuadra e Interit të shkojë në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi zikaltërit e trajnerit Luciano Spalleti janë dy pikë pas Lazio dhe me një ndeshje më shumë të luajtur. Lazio do të luajë sot në fushën e Crotone, ndaj të gjithë tifozët e Interit shpresojnë që kjo skuadër të mundë ekipin nga kryeqyteti. Përfshi edhe kapitenin Mauro Icardi: “Objektivi ynë është të kualifikohemi në Champions League, ndaj sot do të bëjmë tifo për Crotone dhe më pas të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

Një fitore e Crotone ndaj Lazio do të mbante ende gjallë shpresat e Interit, pasi javën e fundit do të luhet pikërisht sfida Lazio-Inter. Por nëse Interi nuk kualifikohet në Champions League, e ardhmja e Icardit do të jetë në dilemë. “Nuk e di, në fund të sezonit do të bisedoj me klubin dhe të shohim se cila do të jetë zgjidhja më e mirë”, tha Icardi, që është ende i mërzitur për zhgënjimin dje ndaj Sassuolo. “Nuk e prisnim këtë humbje, sidomos për tifozët e shumtë në “San Siro”. I ndërlikuam vetë gjërat, tani jo çdo gjë varet nga ne”, tha Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat