Salah do të largohet nga Liverpool në rast se nuk fiton Champions

Futboll

Salah do të largohet nga Liverpool në rast se nuk fiton Champions

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:18
Mohamed Salah

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, mesfushori egjiptian Mohamed Salah do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm, me skuadrën e Real Madrid, në rast se ekipi i Liverpool nuk arrin të fitojë Champions League në finalen e Kievit. Ky transferim është pjesë e marrëveshjes që drejtuesit e Liverpool kanë me lojtarin, i cili do të lihet i lirë të largohet pas Kupës së Botës në rast se “reds” nuk fitojnë trofeun e Champions League.

Salas, me shumë gjasa, do të luajë pikërisht me “merengues” sezonin tjetër, që e kanë kërkuar me ngulm talentin egjiptian, që ka bërë një sezon fantastik në Premier League, duke qenë golashënuesi më i mirë për Liverpool, që aktualisht ndodhet në vendin e katërt, dy pikë para Chelsea, i pesti. Sot luhet java e 38-të dhe e fundit e kampionatit anglez dhe për “reds” kualifikimi në Champions duket i lehtë, duke qenë se presin në fushën e tyre Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat