Icardi nuk humb shpresat: Forca Crotone!

Futboll

Icardi nuk humb shpresat: Forca Crotone!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:44
Mauro Icardi

Humbja e papritur 1-2 ndaj Sassuolos në San Siro e bën gati të pamundur vendin e katërt të Serisë A për Interin.

Por, kapiteni Mauro Icardi kapet pas një fijeje shprese me emrin “Crotone”.

Në intervistë për “Premium Sport”, sulmuesi argjentinas tha: “Jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer. Donim që të fitonim këtë ndeshje e më pas të shkonim në Romë për të ndarë aty gjithçka. Nuk ia dolëm dhe tani të presim ndeshjen e Lazios. Objektivi ynë është kualifikimi për në Champions League. Tani duhet të bëjmë tifo për Crotonen (kundër Lazios) dhe më pas do të shohim”.

Përsa i përket të ardhmes së tij te një Inter që nuk do të luajë në Champions, Icardi tha: “Kur të përfundojë sezoni do të flas me klubin dhe do të shohim se çfarë është më e mira për skuadrën dhe vetë klubin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat