Pas rënies nga Hamburg, ja cilat skuadra nuk kanë garuar në ligën e dytë

Futboll

Pas rënies nga Hamburg, ja cilat skuadra nuk kanë garuar në ligën e dytë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:12
Tifozët e Hamburg

SV Hambuger ka rënë në Bundesliga 2, për herë të parë në 55 vite histori. Por le të shohim se cilat janë 28 epiket e tjera që kurrë nuk e kanë provuar shijen e kategorisë inferiore, duke nisur nga skuadrat amerikano-latine…

COLO COLO – Ka qenë skuadra e parë kiliane që ka fituar Kupën Libertadores në vitin 1991. Eshtë skuadra më e titulluar në Kili me 31 kampionate të fituara.

BOCA JUNIORS – Eshtë e vetmja skuadër argjentinase që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e këtij vendi që nga viti 1913 dhe deri më sot. Ka fituar 32 tituj kampion dhe 6 Kupa Libertadores.

CRUZEIRO – E vetmja skuadër braziliane që ka realizuar “tripletën”. Në vitin 2003 ka fituar kampionatin, Kupën e Brazilit dhe Libertadores.

FLAMENGO – Skuadra më e dashur në Brazil me 35 milionë tifozë. Në historinë e saj ka fituar 33 herë titullin kampion dhe 1 herë Kupën Libertadores.

SANTOS – Emri i Santos është i lidhur me të madhin Pelé, që ka debutuar me bardhezinjtë në vitin 1974. Ka fituar 22 tituj kampion dhe 3 Kupa Libertadores.

SAN PAOLO – Ka fituar tre herë Botërorin për Klube dhe tre herë Kupën Libertadores, krahas 21 titujve në Brazil.

BARCELONA (Ekuador) – E themeluar në vitin 1925 kjo skuadër e ka fituar 14 herë titullin kampion dhe ka luajtur në dy finale të Kupës Libertadores.

NACIONAL – Eshtë skuadra që ka fituar më shumë në Uruguaj. E themeluar në vitin 1899 ka fituar 45 kampionate, 3 Kupa Libertadores dhe 3 Kupa Interkontinentale…

PENAROL – E themeluar në vitin 1891, në historinë e tij ka fituar 5 herë Kupën Libertadores, 3 Kupa Interkontinentale dhe 45 kampionate.

ABERDEEN – I themeluar në vitin 1903 e ka arritur kulmin e lavdisë në vitet ’80 me Alex Ferguson si trajner. Ka fituar katër herë titullin kampion.

CELTIC – 47 herë kampion i Skocisë, skuadra e parë britanike që fitoi Champions League në vitin 1976.

AJAX – Skuadra që ka fituar më shumë në Holandë: 33 tituj kampion, 8 Kupa të Holandës, 8 Superkupa të Holandës dhe katër Champions League.

FEYENOORD –  I themeluar në vitin 1908 e ka fituar kampionatin 15 herë, 1 herë Kupën e Kampioneve dhe 1 herë Kupën Interkontinentale.

PSV EINDHOVEN –  Me Guus Hiddink në stol arriti “tripletën” historike në vitin 1988. Ka fituar 24 tituj kampion dhe 1 Kupë Kampionesh.

UTRECHT – E themeluar në vitin 1970 ka fituar tre herë Kupën e Holandës dhe 1 herë Superkupën e Holandës.

BESIKTAS – Eshtë skuadra më e vjetër në Turqi, e themeluar në vitin 1903. Ka fituar 15 herë titullin kampion, 9 Kupa të Turqisë dhe 8 Superkupa të Turqisë.

FENERBAHCE – Skuadra turke është themeluar në vitin 1907. Në historinë e tij ka fituar 19 kampionate, 6 Kupa të Turqisë dhe 9 Superkupa të Turqisë.

GALATASARAY – Eshtë skuadra më e titulluar në Turqi, e vetmja skuadër turke që ka fituar në Europë: 1 Kupë UEFA dhe 1 Superkupë Europiane. Për më tepër ka fituar 20 kampionate dhe 17 kupa në Turqi.

OLYMPIAKOS – Eshtë skuadra më e famshme në Greqi, ka fituar 44 kampionate dhe 27 Kupa të Greqisë, krahas 4 Superkupave të Greqisë.

PANATHINAIKOS – E themeluar në vitin 1908 ka fituar 20 kampionate, 18 Kupa të Greqisë dhe 3 Superkupa të Greqisë.

PAOK – E themeluar në vitin 1926 ka fituar dy herë titullin kampion dhe 5 herë Kupën e Greqisë.

BENFICA – Eshtë skuadra portugeze më e titulluar: ka fituar 36 tituj kampion, 26 Kupa të Portugalisë, 7 Kupa të Ligës, 6 Superkupa të Portugalisë dhe në historinë e saj ka luajtur 7 finale të Champions League duke fituar dy prej tyre.

PORTO – E themeluar në vitin 1893 është skuadra më e titullar në Portugali. Në historinë e saj ka fituar 28 kampione, 20 Kupa të Portugalisë, 2 Champions League dhe 2 Kupa UEFA.

SPORTING LISBONE – E themeluar në vitin 1902 ka fituar 18 kampionate, 16 Kupa të Portugalisë, 8 Superkupa të Portugalisë dhe 1 Kupë Kupash.

ATHLETIC BILBAO – Eshtë një nga ekipet historike në Spanjë që ka fituar 8 herë titullin në La Liga, 23 herë Kupën e Mbretit dhe 2 herë Superkupën e Spanjës.

BARCELONA – Skuadra katalanase është ndër më të suksesshme në historinë e futbollit: 25 tituj në La Liga, 30 Kupa të Mbretit, 12 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Ligës Spanjolle, 5 Champions League, 4 Kupa Kupash, 3 Kupa UEFA, 5 Superkupa të Europës, 3 Kupa të Botës për klube. Eshtë e vetmja skuadra që nga vitit 1955 dhe deri më sot që ka marrë pjesë të paktën në njëjtën nga Kupat e Europës.

REAL MADRID – Eshtë skuadra që ka triumfuar më shumë në Spanjë me 33 tituj dhe 19 Kupa të Mbretit, 10 Superkupa të Ligës, 1 Kupë të Ligës Spanjolle, 2 Kupa UEFA, 2 Superkupa të Europës, 3 Kupa Interkontinentale, 1 Botëror për Klube dhe mbi të gjitha 12 trofe të Champions League.

INTER – E themeluar në vitin 1908 është skuadra italiane që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e Serie A dhe e vetmja që ka realizuar “tripletën” në vitin 2010. Ka fituar 18 tituj kampion, 7 Kupa të Italisë, 5 Superkupa të Italisë, 3 Champions League, 3 Kupa UEFA, 2 Kupa Interkontinentale dhe 1 Botëror për Klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat