Dueli i ekipeve të rëna nga Superliga

Futboll

Dueli i ekipeve të rëna nga Superliga

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:47
Foto nga ndeshja e kaluar

Sot luhet dueli i ekipeve të cilat edhe matematikisht kanë rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.

Vllaznia do ta presë skuadrën e Besës në Gjilan. Kjo ndeshje nuk pritet të zgjoj interes të madh te shikuesit pasi që të dyja këto skuadra vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e parë.

Vllaznia gjendet e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të grumbulluara pas 31 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Besa e cila për herë të parë në histori të klubit bie nga Superliga ka grumbulluar 19 pikë.

Në javën e fundit Besa do ta presë në Pejë skuadrën e Llapit ndërsa Vllaznia do të shkojë në Mitrovicë si mysafirë i Trepçë 89.

Ndeshje sot fillon nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat