Turpi i Ibrahimovic: Nuk më kishte ndodhur kurrë në 20 vite karrierë

Futboll

Turpi i Ibrahimovic: Nuk më kishte ndodhur kurrë në 20 vite karrierë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 06:39
Zlatan Ibrahimovic

Euforia për debutimin e shkëlqyer dhe për golat e mrekullueshëm janë pjesë e historisë tashmë. Muaji i mjaltit i Zlatan Ibrahimovic në Los Angeles rrezikon të kthehet në një muaj ferri, nëse Galaxy nuk ndryshon rrugë.

Skuadra e re e Zlatan, në fakt, ka pësuar tri humbje të njëpasnjëshme në MLS dhe ky fakt është i vështirë të pranohet nga ish-sulmuesi i Manchester United, i mësuar të festojë për fitore.

“Jam optimist, – ka thënë Ibrahimovic, – jam i bindur se mund të bëjmë më mirë. Të fitojmë trofeun? Po, jam i bindur për këtë, edhe pse duhet të pranoj se nuk kisha humbur kurrë 3 ndeshje radhazi në 20 vite karrierë. Duhet të përmirësohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat