Robert Lewandowski është shpallur golashënuesi më i mirë i Bundesligës.
Me 29 gola të shënuara, sulmuesi polak ka fituar epitetin e golashënuesit më të mirë në kampionatin gjerman.
Lewa ka lënë pas tij Petersenin e Freiburg, që ka shënuar 15 gola.
I treti është renditur Uth i Hoffenheim.
Sigurisht që kjo garë për Lewandowskin nuk do të ishte kaq e lehtë po të mos largohej Aubameyang nga Dortmundi për t’u transferuar te Arsenal në Premierligë.