Për herë të parë në histori shijojnë rënien në Bundesliga 2

Futboll

Për herë të parë në histori shijojnë rënien në Bundesliga 2

Më: 12 maj 2018 Në ora: 19:05
Tifozët e Hamburgut pushtuan fushën në shenjë proteste ndaj rënies së skuadrës në Bundesligën e dytë

Ka përfunduar edhe xhiro e 24-të në Bundesligë, ku u zhvilluan të gjitha takimet pasditen e sotme nga ora 15:30.

Me titullin kampion që Bayerni e kishte hipotekuar disa javë përpara, sot u dhanë verdiktet mbi skuadrat që do të luajnë në kompeticionet europiane dhe ato që do të zbresin në Bundesligën e dytë.

Përpos, Bayernit e Schalkes, në edicionin e ardhshëm të Champions League do të luajnë edhe Hoffenhaim e Borusia Dortmund, të cilat sot u përballën me njëra-tjetrën dhe të parët fituan me rezultatin 3-0.

Sa i përket rënies në Bundesligën e dytë, Kolnit iu bashkua Hamburgu, që zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e më të mirave në futbollin gjerman. Në ‘Volksparkstadion’, tifozët e Hamburgut pushtuan fushën në shenjë proteste ndaj rënies së skuadrës në Bundesligën e dytë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej pak sekonda para se ta mbyllte gjyqtari Felix Brych.

Në vendin e 3-të nga fundi u rendit Wolfsburgu, që do të duhet të luajë një ndeshje Play Out, për të vendosur fatin e tij, nëse do mbetet në Bundesligë, apo do shkojë një kategori më poshtë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat