Mbetet enigmë, ekipi i dytë që do të luajë në barazh

Futboll

Mbetet enigmë, ekipi i dytë që do të luajë në barazh

Më: 12 maj 2018 Në ora: 17:58
Ilustrim

Nuk ka fitues në të dy ndeshjet e zhvilluara sot në Superligen e Kosovës në futboll.

Feronikeli vazhdoi serinë e barazimeve këtë herë ata barazuan në Drenas me skuadrën e Vëllazimit. Në pjesën e parë skuadra nga vendase pati raste më të mira shënimi por ishin mysafirët që shënuan por goli i skuadrës gjakovare u anulua për shkak të faullit në sulmë. Edhe në pjesën e dyte skuadra e Sulejman Starovës sulmoi  më shumë por arriti të shënoi vetëm në minutat shtesë me Kone i cili shënoi pas një kundërsulmi , ndërsa kur të gjithë po prisnin fishkëllimin e fundit Bardhoku shënoi një gol fantastik nga një goditje nga larg për të barazuar rezultatin 1 me 1, rezultat i cili ishte edhe përfundimtar i ndeshjes.

Gjilani dhe Drenica po ashtu luajtën baras në ndeshjen e kësaj jave të zhvilluar në Gjilan. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1 me 1. Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi me anë të Betim Haxhimusës i cili shënoi me një goditje me kokë, por nuk vonoi shumë dhe Drenica e barazoi në minutën e 25-të me anë të Hysen Tahirit. Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje kryesisht e fokusuar në mesfushë dhe kësisoj asnjëra prej skuadrës nuk arriti të shënoi. Javën e ardhshme Gjilani i shkon Vëllaznimit në Gjakovë ndërsa Drenica  e qetë do ta pres Lirinë në Drenicë.

Në xhiron e fundit do të kuptohet se edhe cila skuadër nga Feronikeli, Vëllaznimi dhe Gjilani do ti bashkangjitët Flamurtarit në barazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat