Crespo tregon arsyen banale pse Icardi nuk do të ftohet në Kupën e Botës

Futboll

Crespo tregon arsyen banale pse Icardi nuk do të ftohet në Kupën e Botës

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:47
Crespo/ Icardi

Hernan Crespo ka thurur lavde të mëdha për bashkëvendësin e tij, Mauro Icardin.

Ish sulmuesi i Interit, e ka vlerësuar lartë argjentinasin, duke e radhitur menjëherë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Me këtë vlerësim, Crespo është i bindur se Icardi e meriton një vend në Kupën e Botës me Argjentinën, por sqaron arsyen pse sulmuesi i Interit nuk do të jetë në Rusi.

“Pas Ronaldos dhe Messit, që janë nga një tjetër planet – Icardi plotëson podiumin, Interi nuk duhet ta shesë kurrë”, ka deklaruar Crespo, i cili tutje ka treguar se pse ai nuk do të ftohet në Kupën e Botës nga trajneri Jorge Sampaoli.

“Me sa e di unë, ai nuk është shok i Messit, apo e kam gabim? Kombëtarja ime e dashur tani është ndërtuar rreth një rrethi magjik, kuptoni? Icardi nuk është në atë rreth dhe prandaj, për fat të keq, nuk do të shkojë në Kupën e Botës në Rusi”, u shpreh Crespo në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat