Shpend Ahmeti kërkon që ndeshja Prishtina - Drita, të luhet në Prishtinë

Futboll

Shpend Ahmeti kërkon që ndeshja Prishtina - Drita, të luhet në Prishtinë

Nga: D.RR Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:30
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, e ka cilësuar ndeshjen e xhiros së fundit në Super Ligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, si një finale mbi finalet.

Ai kërkon nga Federata dhe Ministria e Kulturës që të shohin mundësinë që kjo ndeshjet të zhvillohet në Prishtinë, pasi që është vendosur që kjo ndeshje të luhet në Pejë.

Statusi i plotë:

Xhiroja e fundit e Superliges së Kosovës në futboll është finale mbi finalet. Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën është vendosur të luhet në Pejë. Kërkesa ime për Federaten, Punëkryesin e Ministrinë është që të shohim mundësinë që kjo lojë të luhet në stadiumin e Prishtinës. E dijmë që punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht në tribuna po do të ishte hapje madhështore e stadiumit të renovuar të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat