‘Ciao’ Milan, Kalinic drejt klubit të ri

Futboll

‘Ciao’ Milan, Kalinic drejt klubit të ri

Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:25
Nikola Kalinic

Nikola Kalinic do të largohet nga Milan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Pas brazilianit Luiz Adriano një tjetër sulmues mund të lërë Milanin për t’u transferuar në kampionatin rus te Spartaku i Moskës.

Bëhet fjalë për shtatlartin kroat Nikola Kalinic i cili ka zhgënjyer tërësisht në sezonin e tij të parë me fanellën e kuqezinjëve.

Ish bomberi i Fiorentinës ka realizuar vetëm 5 gola me Milanin në Serie A gjatë këtij sezoni dhe në fund të kampionatit sipas të gjitha gjasave rrugët e sulmuesit me 7-herë kampionët e Europës do të ndahen përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat