Flet Crespo: Më dëgjoni, ja pse Icardi nuk po ftohet në kombëtare

Futboll

Flet Crespo: Më dëgjoni, ja pse Icardi nuk po ftohet në kombëtare

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:48
Mauro Icardi

Sulmuesi legjendar argjentinas, Hernan Crespo, këmbëngul se nuk ka lojtar që mund t’i afrohet Mauro Icardit për rrezikshmërinë në zonën e penaltisë, por sulmuesi i Interit sipas tij nuk ftohet nga kombëtarja argjentinase sepse nuk e ka shok Lionel Messin.

Icardi është në rrugë të mirë që të shpallet top golashënuesi në Serie A me 28 gola të shënuar në 32 ndeshje me Interin këtë sezon.

“Nëse do ta isha si Interi, kurrë nuk do ta shisja Icardin. Cili do të ishte sinjali për tifozët nëse lojtari i tyre më reprezentativ, më i talentuar, kapiteni i ekipit, do të shitej?”.

“Unë nuk njoh ekipe që forcohen duke shitur lojtarin më të mirë. Është me rëndësi që të ndërtohet përreth lojtarit më të mirë, duke gjetur grupin për ta përkrahur dhe për ta bërë atë të performojë në nivelin më të lartë”.

“Brenda zonës së penaltisë, Icardi nuk ka dikë në botë që i afrohet. Kur arrin një kroim ai është vdekjeprurës. Nëse dëshironi të ndërtoni lëvizje me pasime në mes të fushës, atëherë Higuain dhe Aguero janë më të përshtatshëm, por nëse të pëlqen Interi me gjithë ato krosime në zonë, atëherë ku do të gjeni një më të mirë si Icardi”.

“Ai është aq mendjeshpejtë dhe ekzekuton aq sakt, është fizikisht sikur një dem, godet mirë me këmbën e djathtë dhe të majtë, ndërsa kap të gjithë topat në ajër”.

“Pas Roanldos dhe Messit, të cilët janë nga jë planet tjetër, ka shumë sulmues që sfidojnë për vendin e tretë dhe në podium unë e vë Icardin”.

“Siç po e shoh, ai nuk po ftohet në kombëtare sepse nuk e ka shok Messin, ose jam gabim? Kombëtarja ime e dashur po ndërtohet në një rreth magjik, apo jo? Icardi nuk është në atë rreth kështu që fatkeqësisht, ai nuk do të shkojë në Rusi në Botëror”.

“Mendoj se ky është gabim i tmerrshëm. Argjentina ka nevojë për një sulmues sikur ai”, deklaroi Crespo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat