Mateo Kovacic ka pranuar disa oferta për një rikthim në Serie A.
Mateo Kovacic është një ide konkrete për mesfushën e Juventusit.
Kroati i Real Madridit i pëlqen “Bianconerëve” para rihapjes së afatit kalimtar të verës.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Kovacic mund të rikthehet në Serie A te skuadra e Juventusit, në rast të largimit të Miralem Pjanic.
Kovacic ka të kaluar të suksesshme nga Kampionati italian gjatë kohës ku ishte pjesë e Interit.