Këto do të jenë fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm

Futboll

Këto do të jenë fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm

Më: 12 maj 2018 Në ora: 11:16
Fanela

Ne ditët e fundit kanë dalur shumë versione te fanellave eventuale te Interit për sezonin e ardhshëm.

Sajti i specializuar footyheadlines.com ka dhëne një version tepër të besueshëm te atyre qe pritet te jenë fanellat e Interit për sezonin 2018-19.

Një fanellë klasike me vija zi e kaltër, pa harruar një të artë qe e kompletojnë dhe e bëjnë te duken fanellën e re një fanellë shumë të bukur, me fanellat e reja qe pritet te debutojnë sonte kundër Sassuolos.

Nike për sezonin e ri duket se është kthyer tek vijat tradicionale por është kthyer edhe tek Biscione (gjarpri me te cilin edhe simbolizohet shpesh Interi) qe paraqitet ne vijat e katërta nga poshtë-lartë. Një dizajn qe shton një personalitet dhe bën qe fanellat te duken unike.

Krahët e fanellës do te jene sërish të zi. Pa harruar ngjyrën e arte qe kompleton ketë fanelle qe është një art ne vete.

Ndërsa në qafë është i pranishëm shkrimi ‘Nerazzurri’. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat