“Harry Kane duhet të shitet...”

Futboll

“Harry Kane duhet të shitet...”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 10:12
Harry Kane

Sipas Wenger, Tottenhami është i detyruar të shesë lojtarë për shkak të stadiumit dhe i pari që mund të largohet është Harry Kane.

Arsene Wenger ka paralajmëruar rivalin, Tottenhamin, se mund të detyrohen ta shesin sulmuesin, Harry Kane, për të mbledhur fonde për shkak të investimeve marramendëse në stadiumin e ri dhe trajneri i “Topçinjve” në largim, ka bërë shaka duke thënë se ndoshta sulmuesi i Spurs mund të përfundojë edhe në stadiumin Emirates.

White Hart Lane pritet të zgjerohet deri në 62 mijë ulëse.

“Çmimi i transferimeve është rritur shumë”, tha Wenger. “Çmimi i stadiumeve është dyfishuar. Kurse i lojtarëve, është trefishuar apo edhe katërfishuar”.

“Nuk e di se sa mund të shitet Kane. 100 milionë? Ndoshta mund të mbledhin fonde. A duhet të shesin lojtarë? Madje ndoshta edhe te Arsenali!”, shtoi Wenger, duke lënë të kuptohet se edhe vet drejtuesit e klubit e dinë se duhet të shesin dhe Kane është ai nga i cili mund të përfitojnë më shumë pasi interesohet Real Madridi dhe shifra e transferimit mund të shkojë deri në 200 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat