Valencia cakton çmimin për shitjen e Zazas

Futboll

Valencia cakton çmimin për shitjen e Zazas

Më: 12 maj 2018 Në ora: 08:32
Simone Zaza

Simone Zaza spekulohet se mund të rikthehet në Serie A.

Valencia është duke konsideruar mundësinë e shitjes së Simone Zaza.

“Deporte Valenciano” ka njoftuar se klubi nga Mestalla e vlerëson sulmuesin italian në së paku 30 milionë euro.

Zaza spekulohet se mund të rikthehet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Milan ka shfaqur interesim për transferimin e ish sulmuesit të Sassuolos dhe Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat