Chelsea i ofron Realit Kanten për Asension

Futboll

Chelsea i ofron Realit Kanten për Asension

Më: 12 maj 2018 Në ora: 08:24
Marco Asension

Marco Asensio është dëshira e madhe e Roman Abramovich dhe e do me çdo kusht në “Stamford Bridge”.

Chelsea është i gatshëm të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Marco Asension dhe për këtë do t’i ofrojë Real Madridit edhe N'Golo Kanten, bën të ditur Don Balon.

Madridi është duke u interesuar për Neymarin e Eden Hazardin dhe kjo e ka alarmuar Marco Asension që mund të mos jetë titullar as edicionin e ardhshëm.

Chelsea është duke tentuar të shfrytëzojë këtë situatë dhe është i gatshëm të heqë dorë edhe nga mesfushori, Kante, vetëm për të arritur te 22 vjeçari i talentuar spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat