Inter – Sassuolo, në “San Siro” priten gola dhe spektakël

Futboll

Inter – Sassuolo, në “San Siro” priten gola dhe spektakël

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:51
Mauro Icardi

Inter do të presë Sassuolo-n në “Guiseppe Meazza” të shtunën për ndeshjen e radhës në Serie A.

Skuadra e Luciano Spalletti-t është inkurajuar për një vend mes katër më të mirëve pas fitores 4-0 ndaj Udinese-s, teksa Lazio ka marrë vetëm një barazim ndaj Atalanta-s. Tashmë romanët janë vetëm dy pikë mbi Zikaltrit.

Inter ka prodhuar një paraqitje të denjë në shtëpi duke fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit. Sassuolo do të udhëtojë në Milano i pamotivuar me asgjë për të luajtur.

Skuadra e Iachini-t nuk rrezikon të bjerë nga kategoria, gjithashtu nuk luan për një vend në Europë. Gjithsesi, Sassuolo do të mundohet të kënaqë tifozë udhëtues duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Inter është i pamposhtur në katër nga pesë ndeshjet e fundit. Përveç kësaj, duke parë që ka shënuar 12 gola në katër ndeshjet e fundit, me një mesatare prej tre golash, pritet që të ketë gola edhe ndaj Sassuolo-s.

Mauro Icardi është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 28 gola në 32 ndeshje këtë sezon. Nëse Inter shënon, me shumë mundësi do të jetë emri i tij që do të shfaqet në listën e golashënuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat