Prishtina fiton në çastet e fundit, vazhdon luftën e madhe për titull

Futboll

Prishtina fiton në çastet e fundit, vazhdon luftën e madhe për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:00
Pamje nga një ndeshje

Në Prizren u takuan rivalët e vjetër në mes Lirisë dhe Prishtinës, e cila përfundoi me rezultat 0:1 në favor të Prishtinës.  Në çastet e fundit, në minutën e 90+3,  Prishtina shënoi golin e fitores së madhe fal Mërgim Pefqelit, që u fut në fund të takimit. Goli i Pefqelit dridhi tribunat në Prizren, duke sjellë gëzim të madh te tifozët e Prishtinës.

Në minutën e 15-të, Ervis Kaja godet bukur me kokë dhe topi ndalet nga tërthorësja. Në minutën e 39-të, u ndalë për disa minuta ndeshja. Gjyqtari Genc Nuza kërkon nga vëzhguesi dhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, t’ua tërheq vërejtjen tifozëve prishtinas ‘Plisat’, të cilët bënë thirrje në kor kundër FFK-së. Ndeshja rifilloi pas 2 minutave. Prishtina triumfoi ndaj rivalit të vjetër, Lirisë. Prishtina është në vend të dytë me 63 pikë, tri me pak se Drita nga Gjilani. Java e fundit do të vendos se kush do të jetë kampion i Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilant.

Superliga e Kosovës

Liria-Prishtina     0:1

Drita-Trepça ’89 3:1

Llapi-Flamurtari  3:1

Tabela

1.Drita        32     18     12     2       53:21         66

2. Prishtina          32     18     9       5       39:18         63

3. Llapi       32     15     6       11     47:38         51

4. Trepça ‘89       32     13     11     8       35:24         50

5. Liria        32     13     8       11     33:29         47

6. Drenica  31     13     7       11     32:25         46

7. Feronikeli        31     9       17     5       28:17         44

8. Gjilani    31     10     14     7       28:20         44

9. Vëllaznimi       31     10     12     9       28:27         42

10. Flamurtari     32     6       7       19     28:50         25

11. Besa     31     5       4       22     21:59         19

12. Vllaznia         31     3       5       23     14:58         144

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat