Lallana mund të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Lallana mund të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 11 maj 2018 Në ora: 17:47
Lallana

Anglezi ka startuar vetëm një ndeshje të Premier Ligës këtë sezon për shkak të lëndimeve, por Jurgen Klopp totë se mesfushori mund të jetë gati për të luajtur në finale të Ligës së Kampionëve.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar që Adam Lallana “është gati i gatshëm” për finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka mundësi të shkojë edhe në Botëror.

“Adam është stërvitur normalisht për më shumë se një javë”, tha Klopp për gazetarët të premten.

“Dje normalisht, por ka kohë që nuk ka luajtur futboll, por Adami është Adam dhe duket është mirë. Do të jetë shumë mirë që ai ka minuta për këtë ndeshje dhe do të shohim mundësitë se kur do të jetë i gatshëm”.

Përderisa Lallana është ende në prova, lajme jo të mira vinë për shokun e tij të kombëtares Joe Gomez i cili mund të mos luaj në finale të Ligës së Kampionëve dhe në Botëror.

“Ai është duke u shëruar, por janë edhe disa ditë në pyetje për tu kthehet, do të kthehet por nuk do të jetë gati për Botëror”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat