Juventus mendon ta shesë Higuainin

Futboll

Juventus mendon ta shesë Higuainin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:34
Gonzalo Higuain

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Serie A në përfundim të stinorit.

Gonzalo Higuain u ble nga Juventusi para dy vitesh, për 90 milionë euro nga Napoli, por duket se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, duan ta ripërtërijnë ekipin duke e vënë në shitje argjentinasin.

Sipas Sport Mediaset, Juve duhet të zgjedhë për ta mbajtur njërin mes Paulo Dybalas dhe Higuain, në mënyrë që të ketë para për të bërë përforcime të reja. Në këtë rast, bardhezinjtë preferojnë Dybalan i cili është më i ri në moshë dhe ka qenë lojtari më i mirë i tyre në këto vitet e fundit.

Higuain që ka realizuar 55 gola me Juvenutsin, mbush 31 vite në muajin dhjetor dhe kjo është një prej arsyeve pse ai mund të largohet nga Allianz Stadium.

Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për argjentinasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat